Tërnava: Ka vetëm një rrugë të vetme, e paqes harmonisë dhe e respektit në mes të njerëzve

Myftiu i Kosovës, Naim Ternava, thotë se mesazhi më i mirë që jep agjërimi i muajit të shenjtë të Ramazanit është të kujdesemi për jetimët, invalidët, të varfëritë dhe njerëzit në nevojë.

Në mesazhin e tij pas faljes së namazit të Fitër Bajramit, Tërnava është lutur që në botë të mbretërojë paqja dhe mëshira.

“Një pjesë e madhe e botës islami është në krizë,” deklaroi Ternava në mesazhin e tij.

Për ta ruajtur porosinë hyjnore, nga çdokush që tenton t’i devijojë ato, Tërnava thotë se duhet të themi se Islami është i pastër nga çdo gjë e ligë.

“Ka vetëm një rrugë të vetme, e paqes harmonisë dhe e respektit në mes të njerëzve.”

Ai është lutur për paqe mirësi e mbarësi mbi popullin tonë dhe në mbarë botën.

“Apeloj me urtësinë e zemrës tek të gjithë faktorët politik që të lënë anash interesat e ngushta dhe të angazhohen në të mirë të popullit, që vendin ta bëjmë ashtu siç dëshirojmë.”