Tërmeti shkatërron stadiumin e njohur në Meksikë

Lëkundjet e magnitudës deri 7.1 ballë të shkallës Rihter, kanë dëmtuar pjesë të ndryshme të stadiumit Azteca në kryeqytetin Meksiko.

Tërmeti i fuqishëm në Meksikë ka shkatërruar stadiumin Azteca në kryeqytetin Mexico City.

Lëkundjet e magnitudës deri 7.1 ballë të shkallës Rihter, kanë dëmtuar pjesë të ndryshme të stadiumit Azteca në kryeqytetin Meksiko, duke e bërë të papërdorshëm pasi rrezikohet jeta e njerëzve.

Asteca është një stadium me vlera historike, pasi pikërisht në këtë teren janë luajtur dy finale të Kupës së Botës, Brazil – Itali 4-1, në vitin 1970 dhe Argjentinë – Gjermani 3-2 në 1986.