Tërmet në Shkodër

Një tërmet 4.4 ballësh të Richterit ka rënë sot në mëngjes, rreth orë 06:15 në Shkodër dhe ka shqetësuar shkodranët e zgjuar herët dhe ka ngritur nga gjumi shumë të tjerë që ende po flinin.

Epiqendra e tërmetit, siç njoftuan medie vizuale nga Shqipëria në mëngjes, ka qenë në Rrëshen.

Tash për tash nuk ka raport për dëmet ose për viktimat eventuale.
Me këtë tërmet dridhjet e Tokës e kaluan Adriatikun dhe arritën në anën tonë të detit.

Italia, në anën tjetër të detit, ka më shumë se një javë që po tronditet nga dridhjet të kanë bërë shumë dëme materiale deh kanë plagosur disa persona.