Tërmet i fuqishëm në Maqedoni, lëkundjet ndjehen në Tiranë

Maqedonia ka përjetuar rreth mesditës lëkundje të forta të tokës, të cilat ishin të ndjeshme edhe në Shqipëri.

Sipas të dhënave të EMSC-së, bëhet fjalë për një tërmet me magnitudë 5 dhe thellësi 10 km, raporton Top Channel.

Epiqendra ka qënë në vendin e quajtur Kosel, 12 km nga Ohri dhe 90 km nga Tirana. Ende nuk ka raporte me te detajuara per ngjarjen.