Tërmet 7,1 ballë godet Indonezinë, paralajmërohet cunami

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7,1 ballë sipas Rihterit ka goditur provincën Maluku Verior në Indonezi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia e Meteorologjisë, Klimatologjisë dhe Gjeofizikës (BMKG) e Indonezisë njoftoi se tërmeti ka ndodhur me epiqendër në ujërat 137 kilometra në veri të qytetit Jailolo në thellësi prej 73 kilometrash.

Autoritetet kanë dhënë alarm për cunami pas tërmetit.

Ndryshe, 36 persona humbën jetën nga tërmeti me magnitudë 6,8 ballë që më 26 shtator goditi kryqytetin e provincës Maluku, Ambon.