Tërhiqet nga tregu qumështi i bebeve për shkak të salmonelës

Grupi francez ”Lactalis” njoftoi sot tërheqjen, në Francë dhe jashtë vendit, të 720 kolive me kuti qumështi për bebe dhe prodhime të tjera, për shkak të rrezikut të kontaminimit me salmonelë, që i shtohen 625 kolive tashmë të tërhequra dy javët e fundit.

“Vendimi u mor për të shtrirë tërheqjen për të gjitha produktet për bebe dhe ushqimore prodhuar apo ambalazhuar në Craon (në perëndim të Francës, që prej 15 shkurtit 2017″, theksoi lideri botëror për prodhimet e qumështit, në një komunikatë.

Tërheqja përfshin prodhime të markës ”Picot” (pluhur dhe drithëra për bebe), ”Milumel” (pluhur dhe drithëra për bebe) dhe ”Taranis” (përzierje aminoacidesh në formë pluhuri për trajtimin e patologjive), sipas Lactalis.

“Ne dimë tashmë se një kontaminim është shfaqur në Craon”, theksoi kompania./ATA/

SHPËRNDAJE