Tereza Mej kërkon shtyerjen e BREXIT-it deri më 30 qershor

Kryeministrja britanike Theresa May në letrën që sot i dërgoi kryetarit të Këshillit Evropian, Donald Tusk kërkoi shtyrje të Brexit-it deri më 30 qershor me qëllim që t’u mundësohet deputetëve ta miratojnë marrëveshjen për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

“Britania e Madhe propozon që kjo periudhë të mbarojë më 30 qershor të vitit 2019”, shkroi May, në të cilën gjithashtu, kërkon që në rast të arritjes së marrëveshjes para kësaj date të jetë edhe përfundimi i parakohshëm i kësaj periudhe.

“Qeveria dëshiron të caktojë  kohë për ratifikim e cila do të mundësojë daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja para 23 majit të vitit 2019 dhe anulimin e zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, por do të vazhdojë të punojë në përgatitje përgjegjëse për mbajtjen e zgjedhjeve përderisa kjo do të jetë  e pamundur”, theksoi May.

Paraprakisht, një funksionar i lartë dhe anonim nga BE-ja deklaroi se kryetari i Këshillit Evropian Donald Tusk propozon që t’i lejohet Britanisë së Madhe “vazhdim fleksibil” prej 12 muaj për largimin nga BE-ja.

Propozimi i këtillë do t’i mundësonte Britanisë së Madhe në afat prej 12 muajsh, por edhe më herët ta braktisë BE-në nëse Parlamenti i atij vendi e ratifikon marrëveshjen. Megjithatë, me këtë propozim duhet të pajtohen edhe anëtaret e tjera në takimin që do të mbahet të mërkurën, njoftoi Bi-Bi-Si. Tusk do t’i bindë liderët evropianë se atëherë nuk do ishte e domosdoshme që të takohen për disa javë vetëm për ta shtyrë Brexit-in.

Gjatë ditës së sotme bisedimet për Brexit-in do t’i vazhdojnë konservativët dhe laburistët. Britania e Madhe, në përputhje me marrëveshjen aktuale, duhet ta braktisë BE-në më 12 prill.