Tërë natën lëkundje në Shqipëri, kjo ishte goditja më e fuqishme

Aspak e qetë nuk ka qenë nata mbrëmë në Shqipëri.

Gjatë tërë kohës janë evidentuar lëkundje të njëpasnjëshme të tokës, të magnitudave të ndryshme, shkruan lajmi.net.

Madje menjëherë pas orës 00:00 pas mesnate, afër Vorës, 22 kilometra larg Tiranës, ka pasur lëkundje të shkallës 4.5 Rihter.

Gjatë natës ka pasur edhe lëkundje të përmasave më të vogla, mirëpo që kanë shkaktuar panik tek qytetarët.Deri tani, janë konfirmuar gjithësej 48 viktima.