Ter Stegen kthehet në fushën e blertë, ka një mesazh për tifozët

Në mesin e shumë problemeve, skuadra e Barcelonës ka marrë një lajm të mirë.

Në kohën kur skuadra po përballet me problemin e trajnerit, ku Ernesto Valverde është në prag të shkarkimit, te Barca ka vend edhe për lajme të mira.

Portieri i skuadrës katalane, Marc Andre ter Stegen është kthyer në stërvitje me skuadrën, përcjell lajmi.net.

Gjermani ka publikuar një fotografi në ‘Twitter’, ku shihet se është kthyer në fushën e blertë, dhe duket i lumtur, me një buzëqeshje në fytyrë.

Ter Stegen është kujdesur që të dërgojë edhe një mesazh të shkurtër për tifozët, duke vendosur një mbishkrim në fotografinë e publikuar.

“Gëzohem që jam përsëri në jeshilen” ka shkruar portieri i Barcelonës.

Ter Stegen i mungoi Barcelonës edhe në ndeshjen e fundit, kur ata pësuan ndaj Atletico Madrid.

SHPËRNDAJE