Tentim vrasje në Prishtinë, viktima dërgohet në QKUK

Një plagosje ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, me ç’rast viktima mashkull është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Sipas policisë, në rastin i cili ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00, janë përfshirë 3 persona, ku dy të dyshuar meshkuj për motive ende të panjohura kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër.

Viktima tani është jashtë rrezikut për jetë.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja.

Njësia policore ka arrit të arrestojë njëri nga të dyshuarit dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është në arrati.