Tensionohet veriu, policia bëhet gati të arrestojë Gjuriqin

Njësitë speciale të Kosovës me autoblindat e tyre dhe me armë kanë rrethuar objektin ku ndodhet Marko Gjuriq dhe Nikola Selakoviq.

Ata pritet të kryejnë arrestimin e tyre, pas hyrjes në Kosovë pa leje.

Qytetarët janë mbledhur për të parë se çfarë po ndodh.

Po ashtu, në veri janë dëgjuar të shtëna dhe shpërthime bombe, bëjnë të ditur burime të KosovaPress.

Ndryshe, në veri të Mitrovicës ndodhen Marko Gjuriq dhe Nikolla Selakoviq, të cilët nuk kanë leje për vizitë në Kosovë.

Ata kanë ardhur në Kosovë për të mbajtur një debat për dialogun e brendshëm të Serbisë për Kosovën, por nuk kanë marrë leje nga Qeveria e Kosovës.