Tensione në seancën e Kuvendit të Shqipërisë

 Seanca e sotme e Kuvendit të Shqipërisë është përfshirë nga tensionet pasi është hedhur bojë në drejtim të kryeministrit Edi Rama, raporton Anadolu Agency (AA).

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë (PD), njëkohësisht nënkryetar i Kuvendit, Edi Paloka, ka hedhur bojë ndaj kryeministrit Rama, duke shkaktuar më pas tensione në sallën e seancave plenare.

Kryeparlamentri i Shqipërisë, Gramoz Ruçi, pas tensioneve ka përjashtuar nga punimet e seancës deputetin Paloka, por ai ka refuzuar të largohet, ndërsa më pas seanca parlamentare është ndërprerë për disa minuta.

Në rendin e ditës në seancën e sotme është diskutimi dhe votimi për ratifikimin e Protokollit të aderimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.

Ndërkohë, i pranishëm në seancën e sotme të Kuvendit të Shqipërisë është edhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi. 

SHPËRNDAJE