Tensione lufte mes Ukrainës dhe Rusisë

Presidenti i Ukrainës ka kërkuar lirimin e marinarëve të rrëmbyer ukrainas, pasi anijet ruse kanë gjuajtur në anijen ukrainase në Detin e Zi.

“I bëj thirrje udhëheqjes së Federatës Ruse me një kërkesë për lirimin menjëherë të ushtarakëve ukrainas të arrestuar brutalisht në shkelje të ligjit ndërkombëtar”, tha ai gjatë një takimi të Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

“Ne kërkojmë që menjëherë t’i transferojmë ata në anën e Ukrainës së bashku me anijet dhe të sigurojmë mospërshkallëzimin e situatës në Detin Azov”.

Ligji ushtarak zakonisht ngrihet gjatë një krize të përkohshme dhe mund të imponojë kontroll ushtarak mbi institucionet shtetërore dhe të kufizojë liritë civile.

Petro Poroshenko e thirri kabinetin e tij të luftës pas sulmit të së dielës, të cilin shërbimi Federal i Sigurimit i Rusisë (FSB) tha se u shkaktua nga Ukraina dhe se prova e tyre “e pakundërshtueshme” për faktin “së shpejti do të bëhet publike”.

Rritja e tensioneve nxiti Bashkimin Evropian që të ndërhyjë, i cili i bëri thirrje Kievit dhe Moskës që të “vepronin me vendosmëri për të hequr tensionet në Detin e Zi.

Duke folur me zëdhënësen e tyre të jashtme Maja Kocijanic, ata gjithashtu kërkuan që Rusia t’i japë fund bllokadës së tyre dhe “rivendosë lirinë e kalimit” nëpërmjet Strait Kerch kështu që anijet ukrainase mund të kalojnë në portet në Detin e Azov.

Incidenti ndërkombëtar vjen disa orë pasi Ukraina dhe Rusia akuzuan njëra – tjetren për “provokim” kur një varkë ukrainase u përplas me një ndalesë me anijet kufitare ruse në brigjet e Krimesë. Moska aneksoi gadishullin nga Kievi në vitin 2014. /MESAZHI/