Temperaturat po bien. Mbroni shëndetin në këtë formë

Tashmë pothuajse jemi futur zyrtarisht në stinën e dimrit dhe me rënien e temperaturave, vijnë dhe shfaqen ftohjet, gripi dhe komplikime tjera shëndetësore.

Para se të vizitojmë mjekun dhe të kërkojmë trajtim me ilaçe, janë disa hapa që ne mund ti ndërmarrim për të parandaluar ftohjet dhe gripin, si dhe problemet tjera shëndetësore.

Pini shumë çaj. Nuk ka rëndësi dhe çfarë lloj çaji vetëm pini shumë çaj në mënyrë që të mbroheni nga ftohja dhe gripi dhe të qëndroni të hidratuar.

Hani mjaltë. Tashmë vetitë shëruese të mjaltit janë dëshmuar botërisht dhe përveç përfitimeve të shumta shëndetësore, është edhe ajo për mbrojtje nga problemet shëndetësore si pasojë e temperaturave të ulëta.

Pini shumë ujë. Uji ju mbanë të hidratuar dhe larg gripit dhe ftohjeve.

Hani ushqime me shumë fibra. Edhe fibrat janë shumë efikase për problemet që vijnë nga temperaturat e ulëta.