Temperatura të larta, shmangeni diellin sot

Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) njofton se në vendin tonë sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell.

Pasdite vende-vende pritet të ketë zhvillim të vranësirave dhe kushte për reshje afatshkurta shiu. Sipas IHK-së, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-34 gradë Celsius.Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1- 6m/s.

“Indeksi UV mbetet i lartë, kështu që situata biometeorologjike mund të shkaktojë probleme te shumica e personave me sëmundje kronike.

Preferohet që nga ora 10:00 deri 17:00 mundësisht t’i shmangemi kontaktit direkt nga rrezet e diellit.”, bëhet e ditur në njoftimin e IHK-së.