Telefoni 5G nga LG do të jetë LG V50 ThinQ

Duket sikur telefoni i parë 5G i LG do të jetë V50 ThinQ dhe do të lansohet së bashku me LG G8, në Kongresin Botëror të Telefonave. Kompania ka zgjedhur të shfaq një pajisje të veçantë 5G në formën e V50 ThinQ dhe të lansojë dy pajisje në aktivitetin e tyre në MWC, të dielën më 24 shkurt. Të dy telefonat e ardhshëm pritet të bazohen në Qualcomm Snapdragon 855, por V50 ThinQ do të përfshijë modemin opsional X50 5G. Sipas të njëjtës rrjedhje që dha emrin V50 ThinQ, telefoni do të ketë një ekran prej 6 inç dhe do të lansohet në Amerikën e Veriut dhe në Evropë në muajin mars, duke filluar nga 1,163 dollarë amerikanë.