Telashe për Valverden, gjashtë lojtarë të lënduar tek Barca

Stafi mjekësor i Barcelonës ka vetëm lajme të këqija për Ernesto Valverden.
Së fundmi është njoftuar se Rafinha Alcantara ka humbur vazhdimin e sezonit për shkak se ka probleme me ligamentet e këmbës së majtë.

Sergi Roberto gjithashtu do të mungojë për një kohë, rreth 3-4 javë sipas ekzaminimeve të para.

Megjithatë, Roberto dhe Rafinha nuk janë dy të lënduarit e vetëm në kampin katalunas.

Në infermierinë e Barcelonës kanë punë plot gjashtë lojtarë, shkruan “Mundo Deportivo”, transmeton lajmi.net.

Philipe Coutinho, Ivan Rakitic, Sergi Samper, Thomas Vermaelen janë katër të lënduarit e tjerë që trajneri nuk mund të llogarisë në ta.

Mbetet të shihet se si do t’ia dal trajneri të bëjë rotacionet e tij në formacionin “blaugrana”.