Të vdekurve vazhdojnë t’u dalin pensionet

Mijëra euro nga buxheti i shtetit gjatë vitit 2016 shkuan nëpër xhirollogaritë e personave që nuk jetojnë më.

Kjo është një nga të gjeturat e Auditorit në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Megjithatë, në raportin e auditimit, thuhet se situata është më mirë se sa në vitin 2015, njofton Klan Kosova.

Këtë e thonë edhe në ministri, dhe kjo falë bashkëpunimit me BIK-un dhe Zyrën e Regjistrit Civil.