Të shtëna në Urën e Londrës, ka të vrarë dhe të plagosur

Një numër i konsiderueshëm njerëzish janë plagosur me thikë dhe një burrë është qëlluar për vdekje nga policia në një sulm në Urën e Londrës.

Policia Metropolitane e ka cilësuar sulmin me thikë një incident terrorist.

I dyshuari, i cili vdiq në vendin e ngjarjes, besohej se kishte veshur një pajisje eksplozive të rrejshme, tha policia.

Një reporter i BBC në vendngjarje tha se kishte parë një përleshje në urë, me disa burra që sulmuan një person. Policia pastaj arriti shpejt dhe pati të shtëna në drejtim të tij tij, tha ai.

Detajet janë akoma në duart e policisë. Neil Basu, kreu i policisë kundër-terrorizmit në Mbretërinë e Bashkuar, tha se forca po analizonte mbi motivin e sulmit.

Policia Britanike e Transportit tha se stacioni London Bridge aktualisht ishte i mbyllur dhe asnjë tren nuk do të ndalet atje. Policia ka këshilluar njerëzit afër vendit të ngjarjes të ndjekin udhëzimet nga oficerët në terren. /Mesazhi/