Të shtëna me armë zjarri, një i plagosur në Prishtinë

Rreth orës 15.30 në rrugën “Ali Kelmendi” në kryeqytet ka ndodhur një gjuajtje me armë zjarri, me ç’rast nga Policia e Kosovës konfirmohet për një të plagosur. Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur për KosovaPress se policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka gjetur një 27-vjeçar, i cili ishte i plagosur nga arma e zjarrit. “Personi është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërkohë që hetuesit policorë janë duke punuar në sqarimin e rrethanave që kanë të bëjnë me rastin, si dhe identifikimin e personave të dyshuar”, ka thënë Ahmeti.