Të shtëna me armë në SHBA, tre të vdekur

Të paktën tre persona raportohet se janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në SHBA.

Ngjarja ka ndodhur në Albuquerque në Neë Mexico, ndërsa policia nuk jep ende detaje për ngjarjen.

Siç raportojnë mediat lokale, të shtënat me armë zjarri kanë ndodhur në disa zona të ndryshme.

Policia është duke hetuar nëse të shtënat me armë në zona të ndryshme kanë lidhje me njëra-tjetrën./Ora News