Të shtëna me armë në Hajvali

Të premten rreth orës 20:40, janë arrestuar dy persona në Hajvali nën dyshimin se kanë kryer një vjedhje në një shtëpi.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar Bajram Krasniqi, i cili ka shtuar se arrestimeve u kanë paraprirë edhe shkëmbimet me armë zjarri.

“Më 22.03.2019, rreth orës 20:40, në fshatin Hajvali, është kryer një vjedhje në një shtëpi”.

“Posa është pranuar informata, njësitë policore, përfshirë NJSO-në, kanë intervenuar dhe është arritur të arrestohen dy të dyshuar”.

“Arrestimit i ka paraprirë edhe një shkëmbim zjarri mes të të dyshuarve të cilët kanë shtënë dy here ndaj një polici i cili po ashtu iu ka përgjigjur me një të shtënë”.

“Dyshohet se grupi ka qene i përbërë edhe nga dy të dyshuarë tjerë. Gjatë këtyre zhvillimeve nuk ka pasur të lënduar. Policia ende po e trajton dhe po e ekzaminon vendin e ngjarjes”.