Të shtëna me armë në një klub në SHBA, 17 të plagosur

Së paku 17 persona janë plagosur gjatë të shtënave të cilat ndodhën në klubin e natës në qytetin Little Rock të shtetit federal amerikan Arkansas, raporton Anadolu Agency (AA).

Policia e Little Rock njoftoi se në vazhdim është hetimi lidhur me ngjarjen.

Kenton Buckner, shef i policisë, konfirmoi se të shtënat ndodhën të shtunën si pasojë e përplasjeve mes njerëzve që gjendeshin në këtë objekt.

Nga policia konfirmuan se janë plagosur 17 persona dhe njëri nga ata. Nga policia theksuan se nuk besojnë që ky incident lidhet me terrorizmin.