Të martën seanca për buxhetin 2018

Gjatë ditës së djeshme Indeksonline ka raportuar se seanca se kur do të shqyrtohet projektbuxheti për vitin 2018 do të mbahet javën e ardhshme.

Kryesia e Kuvendit para pak çastesh ka vendosur që të martën është dita kur edhe do të mbahet seanca për buxhetin e vitit 2018, raporton Indeksonline.

Gjithashtu pritet që të enjten e javës së ardhshme të mbahet seanca e rregullt ku ndër pikat kryesore është programi qeveritar 2017-2021.

Pra pritet që buxheti i shtetit i cili ka arritur rekordin e tij prej 2 miliard e 80 milion euro, të martën të kalojë në Kuvendin e Kosovës për lexim të parë.