Të martën seanca e jashtëzakonshme për Astrit Deharin

Kuvendi i Kosovës të martën do të mbajë seancë të jashtëzakonshme Astrit Deharin.

Kështu ka marrë vendim Kryesia e Kuvendit të Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti këtë vendim e quajti në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit.

“Kjo është në kundërshtim me rregulloren e kuvendit. Po thuhet se janë duke përkthyer materiale. Kjo është jashtë rregullores dhe është hipokrizi që pas dy muajsh të iniciojnë seancë të jashtëzakonshme me nënshkrime të PDK-së dhe LDK-së”, tha Dërguti.