Të jetosh me prezencën e xhandarmërisë serbe – sfidat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Ndodhet në territorin e Serbisë, por fshati Dobrosin është i banuar me shumicë shqiptare. Mirëpo ky, fshat në të shumtën e herave është i mbërthyer nga forcat policore serbe. Edhe pse ndodhet në pikë kufitare, rrallëherë patrullohet nga policia e Kosovës. E kjo gjë e bën edhe më të lehtë kontrabandimin e mallrave gjë për të cilën banorët thonë se të shumtën e herave organizohet nga policia serbe. Duke marrë parasysh të gjitha sfidat që ata përballen, përfaqësuesi i këtij fshati, Reshat Salihu thotë se mezi po presin ditën kur do bashkohen me Kosovën. Në pikën kufitare ku ishte i vendosur post-blloku serb, ekipi i lajmi.net nuk është lejuar të marrë pamje. Në të njëjtin vend, nuk janë parë as njësite të policisë së Kosovës.
SHPËRNDAJE