Të gjithë i duan golat por Suarez preferon diçka tjetër te Barcelona

Luis Suarez është treguar shumë modest duke thënë se ajo që ka rëndësi është fitorja e Barcelonës dhe jo vetëm golat që ai shënojë.

Luis Suarez, mbrëmjen e djeshme ka arritur të shënojë dy gola të rëndësishëm në karrierën e tij në fitoren e thellë 8-2 kundër Huesca.

Por uruguajani është treguar shumë modest duke thënë se ajo që ka rëndësi është fitorja e Barcelonës dhe jo vetëm golat që ai shënojë.

“Më e rëndësishmja është se golat e mi ndihmuan skuadrën për të fituar”, ka thënë Suarez pas ndeshjes.

“Pak nga pak ne po kapim ritmin tonë. E filluam pak përgjumshëm, por goli i Huescas në bëri që të reagojmë”.

“E vërteta është se kur shënon dëshiron të festosh dhe adrenalina e golin të largohet pak nga VAR-i, por tani gjyqtarët nuk gabojnë”.

“Është gjithmonë e rëndësishme të jesh në krye, por sezoni vetëm sa ka filluar dhe ne duhet të jemi gati për çdo gjë që vjen”, shtoi Suarez.