Taulant Xhaka mund të transferohet në Premierligë

West Ham është i interesuar për transferimin e mesfushorit të Baselit, Taulant Xhaka.

“Hammers” kanë identifikuar reprezentuesin shqiptar si përforcim të mundshëm për afatin kalimtar të janarit, raporton “Mirror”.

Vëllai i mesfushorit të Arsenalit, Granit Xhaka pëlqehet nga West Ham edhe për faktin se mund të luajë në mbrojtje, përcjell “lajmi.net”.

Ai mund të kushtojë rreth 4 milionë funte.