Tarifat amerikane do t’i kushtonin VW 2.5 miliardë dollarë në vit

Kërcënimi më i madh për profitin e Volkswagen për 2019 është tarifa e mundshme e SHBA-së, tha sot drejtori ekzekutiv i këtij grupi Herbert Dis.

“Ka serish tendosje. Është për të ardhur keq që ne nuk mund ta zgjidhim atë vetëm nga industria e automobilave, e cila është më e varur nga bisedimet tarifore midis Evropës dhe SHBA-së”, tha Dis për gazetën britanike “Financial Times”.