Tani mund ta keni një copëz të mbulesës së Qabesë në murin tuaj… (Foto)

Qabeja e Nderuar është endërra e muslimanëve në mbarë botën. Pesë herë në ditë, myslimanët kthejnë fytyrat drejt shtëpisë së Allahut, e cila është ndërtuar nga Ibrahimi (paqja qoftë mbi të).

Mbulesa e Qabesë, e njohur si “kiswah” ndërrohet çdo vit gjatë ditëve të haxhit, dhe pjesët nga mbulesa e vjetër shpërndahen si dhurata anembanë botës, e shpesh ju jepen personaliteteve dhe mysafirëve të qeverisë saudite.

Shumë muslimanë kanë dëshirë të kenë një pjesë të kiswah por një gjë e tillë nuk ka qenë e lehtë… deri tani.

Një kompani e quajtur “Kopshti Rumi” ka arritur të sigurojë disa pjesë të kiswah që është në dispozicion për ta blerë.

Kopshti Rumit thotë se ka shumë pak përfitime nga shitja e kiswah dhe çdo sasi monetare përdoret për të siguruar që ata vazhdojnë të ofrojnë këtë shërbim.

Pjesët e kiswah vijnë në korniza të bukura prej ari.

Me çdo copë kiswah, posedon një certifikatë nga fabrika e kiswah që sigurohet për të provuar vërtetësinë e saj.

Përveç copave të Kiswas, poashtu mund të blihen copa nga mbulesa që dikur mbulonin varrin e profetit.

Sende të tjera përfshijnë copa të qilimit të cilat dikur ishin përdorur në Xhaminë Rawdah dhe dorëshkrime të Kur’anit që janë qindra vjet të vjetra. /MESAZHI/