Talat Xhaferi: Veprimet e djeshme do të kenë pasojat e veta

Kryetari historik shqiptar i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, i zgjedhur dje në një seancë të jashtëzakonshme, ka komentuar situatën e mbrëmshme.

Ai ka thënë se ajo që ka ndodhur mbrëmë në Maqedoni do të ketë pasojat e veta.

“Situatë e vështirë. Veprimet e mbrëmshme do të kenë pasojat e veta”, ka thënë Xhaferi për zeri.info.

Megjithatë ai ka shtuar se tani pritet që gjithçka të bie në vendin e vet, ndërkohë që ka konfirmuar se deputetët shqiptarë janë mirë.

“Ne u evokuam menjëherë dhe nuk ishim më në rrezik. Sidoqoftë, tani besoj që gjithçka do të bie në vendin e vet”, ka shtuar Xhaferi.

Ndërkohë dje me tu zgjedhur kryetar i Kuvendit, Xhaferi ka premtuar se si kryetar i zgjedhur edhe pse në këto rrethana në asnjë mënyrë nuk do lejojë uzurpim të institucioneve.