Taksia e zezë e Londrës nga viti i ardhshëm edhe në rrugët e Parisit

Taksi vetura e zezë e Londrës nga viti i ardhshëm do të qarkullojë edhe në rrugët e Parisit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Prodhuesi i kësaj marke të automjeteve, “Electric Vehicle Co”, ka vendosur të zgjeroj biznesin edhe në Francë, versioni elektrik i së cilës tradicionalisht mban ngjyrën e zezë dhe i cili nga viti i kaluar shihet edhe në rrugët e Amsterdamit, Berlinit, Hamburgut dhe Oslos.

Në Londër qarkullojne rreth 600 automjete të tilla.

Zgjerimi i tregut në Paris bëhet në kohën kur kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo, po angazhohet në mënyrë intensive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në kryeqendrën franceze.

Drejtori Ekzekutiv, Chris Gubbey, tha se “London Electric Vehicle” synon të sigurojë mundësi të reja për shoferët dhe udhëtarët, nga shkaku i problemeve të ndotjes me të cilat përballen qytetet franceze.

Taksia tradicionale e zezë do të fillojë të funksionojë në Paris nga pjesa e parë e vitit të ardhshëm.

SHPËRNDAJE