Takimi Erdogan-Trump, i mbushur me kundërshtime

Mbështetja amerikane për forcat kurde që po luftojnë në Siri, pritet të mbizotërojë në takimin e parë zyrtar mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Duke qene se Turqia e kundërshton me forcë luftën e kurdeve kunder ISIS, bisedimet mes dy aleatëve se do të jenë të nxehta. Erdogan ka sjellur faktet se kurdët e Sirisë janë të lidhur me grupin terrorist kurd PKK në Turqi, derisa ata janë ndër forcat kryesore që po përpiqen të marrin kontroll mbi rajonin Raqqa, baza kryesore e grupit terrorist ISIS.

Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar se do të pajisin me armë kurdët e Sirisë për të siguruar fitoren ndaj grupit terrorist ndërsa edhe zyrtarët ushtarakë amerikanë kanë arritur në përfundimin se aleanca me kurdët e Sirisë, është alternativa më e mirë në përpjekjet për të rimarrë Raqqan. /MESAZHI/