Takimi Arsenal – Basel, përplas vëllezërit Xhaka

Granit Xhaka dhe Taulant Xhaka pritet të ndeshen sonte në takimin mes Arsenalit dhe Baselit në Ligën e Kampionëve.
“Goal.com” ka parashikuar formacionet e Arsenalit dhe Baselit për duelin e tyre, sonte në xhiron e dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Granit Xhaka dhe Taulant Xhaka pritet të luajnë në formacionin bazë për skuadrat përkatëse, përcjell “Lajmi.net”.

Ky do të jetë dueli i dytë i vëllezërve Xhaka, pas atij në “Euro 2016” në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Zvicrës.