Tahiri: Shteti tregoi si mbrohet sovraniteti

Njohësi i rrethanave politike në vend, Ramush Tahiri, ka lavdëruar reagimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për aksionin që ndali hyrjen e trenit ilegal serb në territorin e Kosovës.

Ai ka vlerësuar se aksioni ishte i përkryer dhe meritat për këtë u takojnë të gjithëve.

Në këtë bisedë për gazetën “Epoka e re”, Tahiri ka bërë me dije se në këtë rast kanë funksionuar të gjitha hallkat shtetërore pasi u ndal Serbia, e cila kishte synim që më këtë tren ta shkelë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

Tahiri, i cili ka qenë këshilltar politik i ish-presidentes Atifete Jahjaga, i ka kritikuar disa opinionistë, të cilët kanë pretenduar se me urdhrin e tij për ta ndalur trenin, presidenti aktual Hashim Thaçi ka shkelur Kushtetutën e vendit.

Ai ka thënë se analistët në disa raste tregohen smirëzi, ngaqë institucionet janë zgjedhur për të marrë përgjegjësi.