Tahiri përfundon garën e parë në lëshim me ski, ky është rezultati i tij (Foto)

Skitari Albin Tahiri e ka përfunduar sot garën e parë në lëshim me ski në PyeongChang 2018, duke u bërë kosovari i parë që garon në Lojëra Olimpike Dimërore.

Tahiri e mbylli garën e lëshimit me kohën 1:23:84, duke zënë vendin e 55-të nga 65 garues në total.

Garën e dytë në disiplinën kombinim alpin, pra sllallom, ai do ta zhvillojë pas pak.

Tahiri do ta mësojë rezultatin e lëshimit të tij pas sllallomit.

 

SHPËRNDAJE