Tahiri mbyll garën, i 37-ti

Skitari Albin Tahiri e ka mbyll garën e parë në Lojërat Olimpike Dimërore Pyeongchang 2018.

Reprezentuesi i Kosovës, garën e kombinimit alpin e mbylli në pozitën e 37-të në plasmanin e përgjithshëm.

Në garën e lëshimit, që është disiplina e parë e kombinimit, Albini arriti shpejtësinë maksimale 105,5 km/h, kurse koha e tij ishte 1,23.84.

Në garën e sllallomit, Albini ishte i 36-ti, me kohë 59.56s, duke bërë që të ketë kohë të përgjithshme 2,23.40 dhe duke përfunduar i 37-ti në plasmanin e përgjithshëm, pra një ngritje prej 18 pozitash në krahasim me lëshimin.

Sfida e ardhshme e Tahirit është në mëngjesin e hershëm të së enjtes, kur pritet të zhvillohet gara e lëshimit.

Kujtojmë së Kosova po merr pjesë për herë të parë në Lojërat Dimërore.