Taekwandistët kosovarë fitojnë 7 medale në Tiranë

Akademia e Arteve Marciale “Prishtina” ka zënë vendin e parë për seniorë ne Kampionatin Ndërkombëtar të Taekwondo-së të mbajtur për dy ditë rresht në Tiranë “2nd Tirana Trophy”me 3 medale bronzi, 2 medale argjendi dhe 2 medale ari.

“Ishte edhe një përvojë shtesë për sportistët tanë. Shpresojmë që në të ardhmen sportistët tanë të kenë mundësi sa më tepër të garojnë në mënyrë që të përfitojnë përvojë më të madhe” ka thënë për mesazhi.com, Nuhi Gashi, kryetari i Akademisë së Arteve Marciale “Prishtina”.
3
4

SHPËRNDAJE