Sytë kah Turqia, Distria kërkon të artën në “Grand Prix Antalya”

Distria Krasniqi është garuesja e vetme nga Kosova që do të jetë pjesë e Grand Prixit të xhudos që sot (e premte) fillon në Antalia të Turqisë.
5 prilli, është një ditë e rëndësishme për sportin e xhudos, ku në Antalia të Turqisë fillon turneu Grand Prix, i cili do të zgjasë deri më 7 prill.

Kosovën në këtë turne e përfaqëson Distria Krasniqi, në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Distria Krasniqi vitin e kaluar kishte treguar sukses të madh në Antalia, duke e fituar medaljen e artë, por në kategorinë deri në 52 kilogramë, shkruan lajmi.net.

Xhudistja jonë rrethin e parë e ka kaluar pa luftë, ndërsa në rrethin e dytë takohet me fituesen e përballjes Gulkader Senturk – Renicks Kimberley.

Grand Prix Antalia 2019 vlen për pikë Olimpike Tokyo 2020

SHPËRNDAJE