Surja el-Fatiha eshte ilaç për sëmundje!

Ibn-ul-Kajjim: “Kur kam qenë në Mekke isha i ekspozuar shumë sëmundjeve dhe nuk mundesha të gjeja mjek. Atëherë vetveten e mjekova duke e lexuar el-Fatihan dhe vërejta rezultate të çuditshme. Këtë ua tregova shumicës të cilët kishin dhimbje dhe shumica që e provuan këtë shumë shpejt u shëruan.

(al-Xhawab al-Kafi, Fq. 5)

Suretu El Fatiha

  1. Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
  2. Falënderimi i takon vetëm All-llahut, Zotit të botërave.
  3. Bamirësit të përgjithshëm, Mëshirëbërësit!
  4. Sunduesit në ditën e Gjykimit (përgjegjësisë-shpërblimit)!
  5. Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm te Ti kërkojmë ndihmë.
  6. Udhëzona (përforcona) për në rrugën e drejtë
  7. Në rrugën e atyre, të cilët i begatove me të mira,e jo në të atyre që je i hidhëruar dhe që kanë humbur!

BISMIL-LAHIRR-RRAHMANIRR-RRAHIM

Elhamdu lil-lahi Rabbil alemin.Err-rrahmanirr-rrahim.

Maliki jevmiddin. Ijjake na’budu ve ijjake nestein.

Ihdinas-siratal mustekim.Siratal-ledhine en’amte alejhim

Gajril magdubi alejhim ve led-dalin.”AMIN