Superliga sjellë sot 4 ballafaqime interesante

Sot na pret e diela e parë e Ipko Superligës për edicionin 2018/19, ku do të zhvillohen katër ndeshje.

Drita luan ndaj KEK-ut në shtëpi pa shikues, pas dënimit të FFK-së, shkruan lajmi.net.

Në “Zahir Pajaziti”, Llapi e hap sezonin duke u ndeshur me Drenicën.

Në Prizren, Liria takohet me Ballkanin, derisa Flamurtari është nikoqir i Ferizajt në Prishtinë.

Të gjitha ndeshjet zhvillohen prej orës 16:45.

Sot, 16:45

Drita – KEK-u

Llapi – Drenica

Liria – Ballkani

Flamurtari – Ferizaj.