Superliga e Kosovës sot sjell dy ndeshje, luhet për mbijetesën

Sot do të luhen dy ndeshjet e fundit në kuadër të xhiros së 27-të, në Superligën e Kosovës në futboll.

Me fillim nga ora 15:30 do të luhen përballjet ndërmjet Dritës dhe Drenicës dhe ajo mes Flamurtarit dhe Lirisë.

Drita dhe Drenica pozicionohen në vendet katër dhe pesë në tabelë, fakt ky që tregon se pritet një ndeshje shumë interesante, shkruan lajmi.net.

Dëshira më e madhe për fitore do të jetë në takimin mes Flamurtarit dhe Lirisë, ku luhet për mbijetesën.

Me një fitore eventuale, Flamurtari do të barazonte pikët me Ballkanin dhe do të mund të shmangte barazhin.

Liria në anën tjetër qëndron diçka më keq, megjithëse një fitore eventuale do ta rikthente në lojë.