Superkinezi që zgjidhë rubikonët duke xhongluar (Video)

Nga 1.3 miliardë banorë sa ka Kina, cdo ditë na vijnë befasi në të gjitha sferat e jetës. Befasia e fundit e publikuar në rrjetet sociale vie nga një djalosh i ri, i cili jo vetëm se e zotëron formimin e rubikonit, por mund ta formoj atë në mënyrë të saktë edhe doke xhongluar.

Videoja e sjellë nga një program televiziv nga Shangai tregon se si i zgjidh tre rubikonë në të njëjtën kohë, duke i hedhur në ajër me akrobacitë e tij të xhonglimit.

Djali në fjalë, i cili nuk dihet nëse ka hyrë në nivelin e rekordeve “Guiness” ka lënë pa fjalë spektatorët, por edhe të gjithë ata që e kanë parë përmes rrjeteve sociale. /MESAZHI/