Super Xhaka, çmend serbët me “Shqiponjën”

Granit Xhaka barazuar shifrat në 1-1 me një supergol ndaj Serbisë në të 52-tën. E nuk mund të festonte ndryshe veçse duke bërë shenjën e shqiponjës në në “Kaliningrad Stadium”.

Në 45 minutat e para vendosi një gol i shënuar nga Mitroviç në minutën e pestë të ndeshjes.

Zvicra reagoi pas golit të parë, duke krijuar disa raste të mira për shënim, ku mund të veçohet një devijim i topit nga Dzemaili, i cili po shkonte në rrjetë, por në fund u prit nga portieri serb. Ndërkohë, me anë të kundërsulmit edhe Serbia është shfaqur rrezikshëm në disa raste për të shënuar edhe golin e dytë në këtë ndeshje.

Por duhet të vinte minuta e 52-të që Granit Xhaka të barazonte shifrat në 1-1.

SHPËRNDAJE