Supë me perime dhe fileto pule, ja si ta përgatisni

Filetoja e pulës do ta bëjë më joshëse këtë supë ndërkohë që perimet do t’ju japin vlerat ushqyese aq të nevojshme për organizmin tuaj.

Ndiqni hap pas hapi mënyrën sesi përgatitet dhe shijojeni!

Përbërësit:

1 lugë gjelle gjalpë

1 filetë pule

1 qepë (e grirë imët)

1 spec jeshil

1 spec i kuq

2 patate (të prerë kubikë)

1 gotë ujë

2 koncentrat pule (Avecream “Gallina Blanca”)

2 vezë (të rrahura)

1 lugë gjelle miell

Përgatitja:

Në një tigan skuqni fileton e pulës me gjalpë. Më pas shtoni qepën, specat dhe patatet. Trazojini mirë dhe i lini për disa minuta.

Shtoni ujin dhe më pas tabletat “Gallina Blanca”. Pas rreth 10 minutash prisni fileton e pulës në copa të vogla, ia shtoni tenxheres dhe i fruloni.

Shtoni vezët dhe pak miell. Pas rreth 5 minutash e hiqni nga zjarri dhe e shërbeni të ngrohtë. Supa me perime dhe fileto pule është gati!

SHPËRNDAJE