Supë kremoze me kërpudha

Përbërësit për 4 persona:

400g kërpudha Champignon ± 1 qepë e kuqe ± 1 thelb hudhër ± gjethe sherbelë ± 3 lugë miell ± 1 litër lëng zarzavatesh ± 4 lugë gjelle pana ose qumësht ± 1 lugë gjelle gjalpë ± djathë dhie i freskët, ose djathë Provolone ± kripë, piper ± 4-5 kokrra arra të qëruara, arrë moskat ± verë e bardhë 1/5 gotë (nëse e keni)

Përgatitja:
1.Pastrojmë kërpudhat dhe i ndajmë në feta.
2.Në një tigan hedhim gjalpin dhe skuqim qepën e kuqe me hudhrat e grira, bashkë me 3-4 gjethe sherbele. Shtojmë miellin më pas dhe duke e përzier gjatë gjithë kohës e lëmë të skuqet sa të marrë pak ngjyrë. Tani e shuajmë me verën.
3.Shtojmë lëngun e zarzavateve dhe kerpudhat duke lënë disa mënjanë për zbukurimin e pjatës. Hedhim pak arrë moskat, kripë, piper dhe e lëmë të ziejë për 15 minuta me flakë të ulët. E hedhim supën në blender dhe e grijmë bashkë me panën derisa të jetë bërë kremoze. Nëse është nevoja, shtojmë pak pana ose qumësht. E shërbejmë duke përfunduar pjatën me kubike djathi, copa arrash, feta kërpudhe. Nëse dëshironi mund ta shoqëroni edhe me feta buke të thekur.