Sulmuesi që mund t’i bashkohet Kosovës po kërkohet nga Baseli

Skuadra që tradicionalisht viteve të fundit sukseset i ka arritur falë shqiptarëve nga Kosova, po synon transferimin e një tjetri.

Sipas Football Scotland, skuadra zvicerane ka dërguar skautë për të parë nga afër sulmuesin e Hibernian, Florian Kamberi.

24 vjeçari i lindur në Zvicër me origjinë nga Kosova, po kërkohet nga Baseli, përcjell lajmi.net.

Pas huazimit një vjeçar nga Grasshopper, Kamberi në vitin 2018 fitoi transferim të përhershëm te skuadra nga Skocia.

Por, largimi i Albian Ajetit, ka bërë që Basel të punojë për gjetjen e një zëvendësuesi.

Kamberi te Basel, do të formonte një dyshe me shqiptarin tjetër nga Kosova, Kemal Ademin.

Të dy këta, në një të ardhme të afërt mund t’i bashkohen Kosovës.