Sulmuesi kosovar nënshkruan me Baselin

Një tjetër sulmues me prejardhje nga Kosova i është bashkuar skuadrës së madhe zvicerane, Basel.

Skuadra e Basel përmes faqes së saj zyrtare në ‘Twitter’ ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Kemal Ademin, transmeton lajmi.net.

Ademi më herët ishte pjesë e skuadrës së Xamax, ku pati disa paraqitje të mira, duke tërhequr vëmendjen e gjigantëve të Basel.

Kosovari bëri debutimin e tij në futbollin profesional vetëm në sezonin 2018/19, por shënoi disa gola për të bërë befasinë më të ëmbël.

Ai tashmë do të jetë pjesë e Basel. Në nivelin me kombëtare, lojtari nuk është paraqitur akoma me ndonjë kombëtare, kështu që mund të jetë pjesë e Kosovës në të ardhmen. /Lajmi.net/