Sulmohen dy infermierë në Mitrovicë, arrestohen dy sulmuesit

Dy persona janë arrestuar pasi kishin sulmuar fizikisht dy infermierë medicionalë në vendin e punës në spitalin rajonal të Mitrovicës.

Si pasojë e sulmit viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, njofton Klan Kosova.

Pas intervistimit dy të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.