Sulmohen ambientet e federatës serbe, vizatohet flamuri shqiptar në xham

Disa persona të paidentifikuar kanë sulmuar ambientet e Federatës së Hendbollit në Serbi. Sulmi erdhi si pasojë e ngjarjes së ndodhur ditën djeshme, ku Serbia nuk u lejua që të luante ndaj Kosovës.

Në mjediset e federatës serbe është vizatuar flamuri shqiptar dhe mbishkrimi “JO himnit, JO partisë”, shkruan gazeta serbe “Blic”.

Gjithashtu derës i është vënë një kyç në shenjë proteste.

Ndërkohë, Federate Evropiane e Hendbollit ka vendosur që të përjashtojë nga gara ekipin kombëtar serb, pasi autoritetet serbe anuluan ndeshjen mes Kosovës dhe Serbisë./oranews